Masar Omeragiç edhe zyrtarisht zgjidhet president i ri i FFM-së

Masar Omeragiç sot edhe zyrtarisht morri besimin e delegatëve të FFM-së në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, që po mbahet sot në Shkup.

Omeragiç në këtë post do të zëvendësojë Muhamed Sejdinin, i cili me 17 nëntor dha dorëheqje nga posti i të parit të futbollit në vend.

Ishte pikërisht Sejdini që hapi këtë Kuvend, duke uruar edhe pasardhësit e tij.

Fjalimin e rradhës si përfaqësues i UEFA-s, e morri Denis Bastari.

Në emër të Shtëpisë më të madhe futbollistike europiane, Bastari numëroi sukseset e përfaqësueses së Maqedonisë nën drejtimin e Sejdinit, përfshirë këtu suksesin e fundit në Ligën e Kombeve.

Me përfaqësues të sajin ishte edhe FIFA.

Sukseset që përmendi Bastari, ishin edhe në reportoarin e zonjës Marija, e cila lavdëroi bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, me shpresë se në të njëjtat nivele do vazhdoj edhe me udhëheqësinë e re.

Tashmë në procedurë janë edhe pikat e rendit të Kuvendit, ku Sejdini foli për herë të fundit si President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Po e lë këtë post me shumë krenari, dhe që mund të ju shikoj të gjithëve në sy. Pas nesh flasin sukseset tona, siç ishte kualifikimi në Europianin e vitit 2020, fitorja ndaj Italisë dhe sukseset në Ligën e Kombeve. Falënderoj të gjithë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Pasardhësit tim i uroj shumë suksese në rrugëtimin e tij” – tha Muhamed Sejdini, i cili në krye të Federatës së Futbollit vendor ishte për 6 vite e gjysmë.

Leave a Reply