Marjan Stojkoski emërohet nënkryetar i Federatës së Futbollit!

Pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në të cilën Masar Omeragiç u emërua në postin e Presidentit, u mbajt edhe seancë e Këshillit Drejtues të FFM-së.

Në të njëjtën u vendos që Marjan Stojkoski – Manta, të marrë postin e nënkryetarit të Federatës së Futbollit, duke zëvendësuar në këtë post Lazar Rakaxhiev, që për vite të tëra ishte njeriu i dytë në Federatë.

Stojkoski është një ish futbollistë, ku sukseset e tij më të mëdha i kishte arritur me skuadrën nga qyteti i tij i lindjes, Prilepit, FK Pobeda dhe Makedonija Gj.P., ndërsa gjithashtu ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të klubeve futbollistike FK Pobeda dhe 11 Tetori.

Ai në vitin 2019-të ishte emëruar edhe në postin e Koordinatorit kombëtar të përfaqësuesve futbollistike të vendit, ishte pjesë e Këshillit Drejtues të FFM-së,  ndërsa gjithashtu mban edhe postin e Kryetarit të Lidhjes Futbollistike të Prilepit. (infOSport.mk)

Leave a Reply