Rey Manaj largohet nga Sivaspor, bashkohet me shkupjanin Elezi te Bohumi!

Aventura e Rey Manajt te Sivaspori po shkon drejt fundit. Sulmuesi “kuqezi” shpërtheu pak ditë më parë teksa theksoi se priste një ofertë nga ana e klubit turk, në një kohë kur ka sakrifikuar shumë, por një ofertë e tillë për të rinovuar kontratën nuk erdhi kurrë.

Në këto kushte, Manaj paralajmëroi një largim të mundshëm gjatë merkatos së janarit.

Sipas mediave në Turqi, Manaj pritet të largohet pasi edhe klubi i Sivasspor kërkon të përfitojë diçka nga kartoni i tij, duke pasur parasysh se kontrata e sulmuesit shqiptarë me këtë skuadër skadon në fund të këtij sezoni.

Ofertat për Manajn nuk mungojnë, mbi të gjitha nga Turqia, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Gjermania dhe klubi i Bohum, aty ku aktualisht luan edhe shkupjani, Agon Elezi.

Rey Manaj pjesë e Sivaspor është që nga gushti i vitit 2023, teksa i njëjti me këtë skuadër në 47 ndeshje ka realizuar 26 gola. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply