Marcelo nuk e ka ndërmend të ndalojë duke luajtur futboll, përkundër largimit të papritur nga klubi i tij i zemrës Fluminense.
Veterani brazilian ishte që një vit e gjysmë pjesë e Fluminenses, por pas një përplasje me trajnerin ka ndërprerë kontratën dhe tani po mendon rikthimin në Evropë, aty ku edhe fitoi gjithçka në karrierën e tij të pasur futbollistike.
E ardhmja e mbrojtësit të majtë brazilian pritet të jetë sërish në La Liga, aty ku për 15 vite me radhë luajti me fanellën e Real Madridit.
36-vjeçari mendon se ka ende për të dhënë në futbollin europian, ndaj edhe agjentët e tij tashmë kanë nisur bisedimet me dy skuadrat elitare nga kampionati spanjoll, Leganes dhe Villarreal.
Përparësi ka Leganes, klub ky nga kryeqyteti spanjoll Madrid, aty ku edhe jeton familja e tij.
Gjithsesi rikthimi i tij në Evropë është i sigurt dhe nga janari ylli brazilian pritet të jetë sërish pjesë e futbollit spanjoll, aty ku numëron 6 tituj kampion, dy trofe të Kupës dhe 5 trofe të SuperKupës.