Viktor Gyokeres mund të transferohet në Serie A. Sulmuesi norvegjez është njëri nga lojtarët më të përfolur në tregun e futbollit europian, falë paraqitjeve mbreslënëse me Sporting Lisbonën.
Gyokeres ka realizuar 23 gola dhe 4 asistime në 18 ndeshje të zhvilluara këtë sezon dhe në verë gjigantët europian do të duelojnë për shërbimet e 26-vjeçarit.
“Sky Sport Italia”, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventusi synon transferimin e Gyokeres në merkaton e janarit.
Gyokeres ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2028, ndërsa për kartonin e tij “Biankonerët” do të duhet të paguajnë rreth 70 milionë euro.