Kampioni flet me gjuhën e kampionit, mund liderin aktual dhe barazohet me pikë në renditje (VIDEO)

Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e parë Rabotniçkit këtë edicion, edhe atë vetëm në xhiron e 14-të. Në qytetin e bukur të Strugës, kampionët në fuqi të Struga Trim Lum shënuan fitore minimale 1:0, duke iu falënderuar një goli të shënuar nga sulmuesi Lanre Kehinde gjatë pjesës së parë, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore, të besuarit e Qatip Osmanit tashmë janë vetëm dy pikë larg pozitës së parë, të cilën e ndajnë tre skuadra me nga 27 pikë, Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi.

Leave a Reply