Java 14, Struga zbret nga piedestali Rabotniçkin, aty ngjitet tashmë Shkëndija

Java e 14-të në Ligën e Parë solli disa takime mjaft interesante. Në Strugë kampionët në fuqi të Struga Trim Lum mirëpritën liderin aktual, Rabotniçkin. Këtë ndeshje e vendosi goli i Lanre Kehinde në minutën e 34-të, duke zbritur në këtë mënyrë “romantikët” nga piedestali, aty ku qëndronin për disa javë, shkruan “infOSport.mk”.

Tashmë në piedestal qëndron Shkëndija e Jeton Beqirit, që më vështirë se sa pritej në Tetovë mundi AP Brera me shifrat 4:3.

Fitoren më të thellë të javës e regjistroi Gostivari, që në stadiumin “Boris Trajkovski” mundi Voska Sportin me rezultatin 4:0. Me këtë fitore, skuadra nga Pollogu ngjitet në krye të tabelës së klasifikimit, bashkë edhe me Shkëndijën dhe Sileksin, skuadër kjo që mundi  minimalisht 1:0 Pelisterin.

Në ndeshjen më interesante mes skuadrave nga kryeqendra jonë, Vardari në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat dhe 5 gola të shënuar, mundi FC Shkupin me rezultatin 3:2.

Ndeshja e vetme që nuk prodhoi gola, ishte ajo në Kavadar, ku mejdanin ndanë Tikveshi dhe Besa e Dobërdollit. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 14

Struga Trim Lum 1:0 Rabotniçki
Vardari 3:2 FC Shkupi
Shkëndija 4:3 AP Brera
Tikveshi 0:0 Besa D.
Gostivari 4:0 Voska Sport
Sileksi 1:0 Pelisteri

Leave a Reply