Fc Shkupi pësoi disfatë 3:2 në ndeshjen e javës së 14-të në elitën e futbollit vendor. Rezultoi të jetë kjo një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, e ku në fund vendosi një gol i dyshimtë i Mickoskit i realizuar në minutën e 83-të.
Pikërisht ky gol, bëri që drejtuesit e FC Shkupit menjëherë pas ndeshjes të dalin me një reagim, ku haptazi reagojnë edhe njëherë tjetër ndaj arbitrit kryesor, Igor Stojçevski, një emër ky i padëshiruar për ekipin nga Çairi.
Ata që para ndeshjes kishin reaguar për delegimin e tij nga ana e Komisionit të arbitrëve pranë FFM-së, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes kundër Vardarit, dolën me reagimin tjetër, me titull: “E kishim paralajmëruar….”