Xhimshiti në Formacionin e Javës përkrahë “yjeve” të mëdhenj të Ligës së Kampionëve

Berat Xhimshiti kishte një paraqitje fantastike në mbrojtje mbrëmjen e kaluar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke ndihmuar skuadrën e tij, Atalantan, për të marrë një fitore të pastërt, dhe sërish pa gol të pranuar në udhëtim te Shtutgarti.

Paraqitja e tij nuk mbeti pa u vlerësuar, teksa për të njëjtin  së fundmi vjen edhe një akordim prestigjoz.

Berat Xhimshiti është përfshirë në Formacionin e raundit, të përzgjedhur nga “Sofascore”. Berati me notën maksimale 8 ndan repartin me Kim të Bajernit të Munihut dhe Flamingo të PSV Ajndhoven, teksa në portë është një emër profesionisti të vërtetë si ai i Maignan të Milanit.

Në 11-shen e javës Berati ka privilegjin të jetë edhe përkrahë “yjeve” me peshë, si Raphina, Gyokeres, apo edhe Diaz, me këta dy të fundit që shënuan nga tre gola në ndeshjet e xhiros së katërt me skuadrat e tyre.

Suedezi Gyokeres thuajse i vetëm mundi Mançester Sitin e Guardiolas, duke ndihmuar Sportingun e tij për të regjistruar fitore 4:1, derisa Diaz tre gola shënoi ndaj skuadrës së Granit Xhakës, Bajer Leverkusenit. (infOSport.mk)

Leave a Reply