Vendim i qëlluar i drejtuesve të FC Shkupit, Nderim Nexhipi merr postin e Drejtorit Sportiv

Tashmë lajmin e publikuar orë më parë në faqen tonë për emërimin e Nderim Nexhipit në postin e Drejtorit Sportiv te FC Shkupi, e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi nga Çairi.

“He is back”, qëndron shkrimi brenda fotos, derisa në përshkrim thuhet: “Njeriu i duhur në vendin dhe momentin e duhur”.

Bazuar në CV e Nexhipit, vërtetë edhe neve do pajtoheshim me një gjë të tillë, “Njeriu i duhur në vendin dhe momentin e duhur”, kjo pasi FC Shkupi vërtetë ka pasur nevojë për njerëz të tillë, për emra të mëdhenj që kanë peshë, jo vetëm në futbollin vendor, por edhe më gjërë.

Ai te FC Shkupi vjen në një moment ndoshta jo edhe aq të mirë, kjo për shkak rezultateve të fundit të skuadrës nga Çairi, por që gjithnjë kjo skuadër ka fitur të ngrihet edhe në momentet më të vështira. Kështu që me Nexhipin, FC Shkupi ka zgjedhur një çështje shumë delikate, kur janë në pyetje transferimet e reja në skuadër.

Hapësirën për të vepruar do ta ketë në janar, ndërsa deri atëherë kjo skuadër do të duhet të luftojë me këto forca që ka.

Kujtojmë, Nexhipi së fundmi rolin e Drejtorit Sportiv e luante te skuadra turke e Manisa, aty ku kishte transferuar Meriton Korenicën nga rradhët e skuadrës kampione të Ballkanit, me të cilën skuadër kishte regjistruar edhe sukseset më të mëdha, kur dy herë arritën të luajnë në gupet e Ligës së Konferencës.

Ndryshe postin e Drejtorit Sportiv, Nexhipi e kishte ushtruar edhe në Shqipëri, edhe atë për herë të parë, te skuadra e Kukësit.

Leave a Reply