Festa e Kehindes në mënyrë unike! Ja kujt i’a kishte dedikuar golin

Lanre Kehinde në ndeshjen e tij të katërt kundër Shkëndijës, ka arritur të shënojë edhe golin e katërt, të parin me fanellën e Struga Trim Lum. Dhe i njëjti u festua në mënyrë të veçantë nga nigeriani, i cili kishte edhe një arsye.

“Goli ishte për mbesën time të vogël. Ajo më kërkoi që të festoja për të, ndërsa unë e mendova kështu, duke bërë diçka të re dhe unike. Isha i sigurtë që do të shënoja kundër tyre kështu që gjithçka ishte përgatitur paraprakisht” – u shpreh Kehinde, i cili sot zhvilloi ndeshjen e tij të 10-të kampionale me skuadrën kampione të vendit, për të cilët realizoi edhe golin e 5-të personal.

Ndërkohë Kehinde premton edhe më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.

“Sinqerisht kam pritur më shumë nga vetja, por në të njëjtën kohë nuk jam i zhgënjyer, pasi jam bashkuar më vonë me skuadrën, ndaj thjeshtë po i përshtatem stilit të lojës së skuadrës. Nuk është se nuk jam i kënaqur, por premtoj se do të shënojë më shumë gola në ndeshjet e ardhshme. Njëherit shfrytëzojë rastin për të falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre, ndaj ju premtojë se si skuadër do të japim gjithçka nga vetja” – thotë Kehinde.

Nigeriani kishte mbetur i kënaqur me atë që skuadra e tij performoi sot në Tetovë ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që po shndërrohet në një skuadër të preferuar për të, kur janë në pyetje golat.

“Para së gjithash, mendoj se u bë një punë e shkëlqyer si nga trajnerët, ashtu edhe nga lojtarët. Unë shënova sërish ndaj Shkëndijës, ndaj së cilës skuadër kam shënuar më së shumti gola në ligë, kështu që ndihem shumë i lumtur” – përfundoi intervistën Kehinde, që ndryshe në elitën e futbollit vendor numëron gjithsej 33 ndeshje dhe 17 gola të shënuar.

Thjeshtë thënë, një përbindësh golash…

Leave a Reply