Renditja dhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën B

Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar ndaj Ukrainës në Pragë me rezultatin 1:2, mirëpo që shumë shpejtë gjërat u zbehën, sidomos pas disfatës në “Air Albania” me 10 shtator kundër Gjerogjisë me rezultatin 0:1, dhe të premtën e kaluar, kur “kuqezinjtë” e Silvinjos u mposhtën nga Çekia në transfertë me shifrat 2:0.

3 ditë më vonë,  kuqezinjtë reaguan siç duhej, duke marrë 3 pikë të arta në Tbilisi, ku mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 0:1, falë golit të Kristjan Asllanit.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në kuadër të Ligës së Kombeve Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Fillimisht me 16 nëntor nga ora 20:45 do të luajë me Çekinë, ndërsa tre ditë më vonë po në “Air Albania”, skuadra “kuqezi” do të përballet me Ukrainën (20:45h).

Momentalisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 6 pikë në 4 ndeshje, po aq sa ka edhe Gjeorgjia e vendit të dytë, ndërkohë Çekia me 7 pikë mban pozitën e parë në grup. Në pozitën e fundit renditet Ukraina, që numëron 4 pikë.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipër                  1:2

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji                0:1

11.10.2024 Çeki – Shqipëri                         2:0

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri                 0:1

16.11.2024 Shqipëri – Çeki                       20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë                20:45

Leave a Reply