Fetahi dhe Kamberi mendojnë për fitoren e Maqedonisë U21 ndaj moldavëve

Dyshja Behar Fetahi dhe Bekim Kamberi, dolën të jenë protagonistët kryesor në fitoren e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë ndaj moshatarëve moldav, duke shënuar dy golat në fitoren 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Fetahi ishte autorë i golit të parë që në minutën e 11-të, kur mjaft mirë reagoi para portës kundërshtare, duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e Filip Trpçevskit, ndërkohë Bekim Kamberi shënoi një super gol në minutën e 94-të, duke ngritur epërsinë e shpresave të vendit në ato momente në 2:0.

Ishte ky goli i parë në ndeshjen e tij për parë për mesfushorin e Struga Trim Lum, i cili nga ndeshja në ndeshje po rritet shumë e më shumë, ndërsa më së miri këtë e konfirmojnë edhe paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës kampione të vendit.

Nuk vonoi shumë dhe pas golit të Kamberit, Moldavia shënoi golin e nderit përmes Vlad Raileanu, që në fund vlente vetëm për statistikë.

Në fund, fitore e merituar e të besuarve të trajnerit Dragan Kanatllarovski, që pas 9 xhirove në kuadër të grupit “C”, kualifikues për plasman në Europianin e vitit 2025, numërojnë 12 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt.

Tashmë një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Sllovaki, nga ky grup ka siguruar Holanda, që ka pikë maksimale.

9 ndeshje, 9 fitore për “tulipanët”, ndërsa për vendin e dytë, që siguron balotazh,  do të luftojnë Suedia dhe Gjeorgjia. Aktualisht Suedia renditet në pozitën e dytë me 17 pikë, një më shumë se Gjeorgjia, që për kundërshtarë në xhiron e fundit do të ketë pikërisht përfaqësuesen tonë.

Kjo ndeshje në program është me datë 15 tetor, ndërsa Suedia një ditë më herët do të përballet me Holandën në transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply