Të martën dalin në shitje biletat për ndeshjen, Maqedoni-Moldavi

Të martën, me 8 tetor, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e përfaqësueses U21 të Maqedonisë kundër Moldavisë (11 tetor), ndeshje kjo që do të zhvillohet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim në ora 14:00.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Moldavi, do të organizohet kryesisht përmes rrjetit të shitjeve, МКTickets.

Në ditën e ndeshjes, bileta do të mund të blihen edhe në ndërtesën administrative të FFM-së.

Çmimi i biletave do të jetë 100 denarë.


Pikat e shitjes:

LiteraturaMK – “East Gate Mall”

LiteraturaMK – “Skopje City Mall”

LiteraturaMK – “Rruga Maqedonia”

LiteraturaMK – “Diamond Mall”

LiteraturaMK – QT “Bunjakovec”

Agjencioni Turistik – JK Travel – QT “Biser”

Pompa e benzinës – “Makpetrol” – Vllae

Pompa e benzinës – “Makpetrol” – Kozle

Pompa e benzinës – “Makpetrol” – Ilindenska


 

Leave a Reply