Në NBA shkruhet historia, babë e birë luajnë me ekipin e njëjtë

LeBron Xhejms mbrëmjen e djeshme ka shkruar histori në NBA ligën profesioniste të basketbollit amerikan. Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave ka arritur të bëjë realietet ëndrrën e tij te skuadra e LA Lejkers, duke zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare me djalin e tij, Bronny.

Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e kaluar pas mesnate, kur që të dy si pjesë e LA Lejkers sfiduan Feniks Sans, ndaj së cilës skuadër në fund shënuan fitore me shifrat, 118:114.

Kështu Le Bron dhe Bronny bëhen basketbollistët e parë, babë e bir që arrijnë të luajnë së bashku në një ndeshje zyrtare të NBA-së.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime në 16 minuta lojë, ndërsa djali i tij, Bronny, kishte vetëm dy kërcime në 13 minuta të kaluara në parket.

Leave a Reply