Shumë e ulët, sigurimi dhe tifozët e Vardarit tentojnë të sulmojnë drejtuesit e Struga Trim Lum!

Në futboll nuk ka vend për dhunë. Është ky sllogani me të cilin nisin reagimin e tyre për media, drejtuesit e Struga Trim Lum, të cilët sot ishin në shënjestër të disa prej tifozëve të Vardarit, por që është më e keqja edhe nga disa pjesëtarë të sigurimit të ekipit vendas, të cilët si duket nuk mundën të kapërdinë disfatën e thellë nga kampionët në fuqi të vendit.

Struga Trim Lum tregoi klas në ndeshjen e sotme në arenën “Todor Proeski”, duke konfirmuar se për momentin është disa shkallë më lartë se Vardari, skuadër kjo që ka mbetur të thirret vetëm në historikun e saj.

Pas këtij incidenti, e ku ishin të përfshirë edhe përfaqësues zyrtarë të ekipit vendas, besojmë se oragnet përkatëse pranë FFM-së do të reagojnë me kohë, duke dënuar personat e involvuar në gjithë këtë situatë.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të drejtuesve të skuadrës kampione të FC Struga: 

“Reagim për media

Në futboll nuk ka vend për dhunë.

Sot ishim deshmitarë të një tetnative për të sulmuar drejtuesit e klubit tonë nga përfaqësues të klubit kundërshtar. Dënojmë ashpër tentativën e dhunshme ndaj drejtuesve të klubit tonë nga përfaqësues te ekipit kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme. Veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.

Klubi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe sportivitetit, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident serioz.

I bëjmë thirrje, kryesisë së ekipit të Vardarit ta dënojë kë sjellje të përfaqësuesve të klubit.”

Leave a Reply