16 vjeçarja Rona Miftari “gjeneralja” e re e KHF Çair!

16 vjeçarja Rona Miftari në sezonin e ri po shijon ndeshjet e para me fanellën e KHF Çair. Plotë 14 gola ka shënuar kjo talente në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në elitën e hendollit elitar në konkurrencë të femrave.

Falë këtyre golave, Rona edhe pse vetëm 16 vjeçe, konfirmohet si një “makineri” e frikshme e golave.

Fillimi i sezonit të ri premton shumë për këtë hendbolliste, e cila ka besimin e plotë të trajnerit Basri Latifi.

Në krah të hendbollisteve me përvojë, Rona është përshtatur shumë mirë . Edhe kundër ekipit të Struzhankës dhe Gjorqe Petrovit MRK, dy sfida të cilat vajzat nga Çairi i dominuan, ishte pikërisht Rrona ajo që luftonte për çdo top dhe ndërtonte gjithçka, duke u shndërruar në një “gjenerale” të re të KHF Çair.

Ronës i mbetet të vazhdoje të punojë dhe të angazhohet që të fitojë vendin e titullares në formacionin e ekipit të senioreve.

Ndryshe, Rona është vajza e një emri të njohur në fushën e sportit, ish portierit Dardan Miftari, i cili aktualisht luan rolin e trajnerit të portierëve te skuadra kampione e Struga Trim Lum.

Ashtu si e ka nisur karrierën e saj, Rona shumë shpejtë pritet të shkojë hapave të babait të saj, duke u stolisur edhe me tituj kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply