Goli i Bardhit në konkurrencë për golin më të bukur të muajit (VIDEO)

Enis Bardhi ka vazhduar me ndeshje të mira në fanellën e përaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve. Mesfushori shkupjan shënoi një super gol në ndeshjen ndaj Armenisë.

UEFA, pas përfundimit të raundit të dytë bëri përzgjedhjen e golave që konkurojnë për më të mirin e këtij raundi.

Bardhi në fitoren 2:0, shënoi  nga goditje e lirë prej një distancë 20 metrash. Kundërkandidat të tij në përzgjedhjen e UEFA-së, janë danezi Poulsen që shënoi me gërshërë kundër Serbisë, pastaj slloveni Sheshko që shënoi pas një slalomi në përballjen me Kazaktistanin, si dhe goli i Koçorashvilit të Gjeorgjisë, që e shënoi në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Leave a Reply