Rrokulliset makina me të cilën udhëtonin trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimit!

Makina me të cilën udhëtonin trajneri i ekipit te parë të KF Bashkimit, Bazhe Janakievski, si dhe dy lojtarët Memetriza Hamza dhe Borjan Panevski është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të pikëpagesës rrugore në Rramanli.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 10:30, derisa trajneri Janakievski së bashku me dy lojtrët e tij, Hamza dhe Panevski ishin duke udhëtuar drejt Kumanovës për të marrë pjesë në stërvitjen e paraditës së “zigjelbërve”.

Një ndër arsyet e rrotullsijes së makinës thuhet se ka qenë uji i grumbulluar në një vend të caktuar të autostradës drejt Kumanovës, e ku si pasojë makina është rrotullisur dhe është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht trajneri dhe dy lojtarët e KF Bashkimit kanë kaluar me lëndime të lehta trupore. Ata me urgjencë ishin dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku edhe kanë marre trajtimin e duhur.

Kujtojmë, KF Bashkimi e nisi mirë sezonin e ri në Ligën e Dytë, aty ku pas tre xhirove të para ka regjistruar dy fitore dhe një disfatë, duke u renditur në pozitën e 5-të me 6 pikë.

Ndeshjen e rradhës skuadra kumanovare do ta zhvillojë në transfertë kundër Ohrid Lihnidos.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe e njëjta do të zhvillohet me datë 22 shtator, ndërsa për shkak ndryshimeve të bëra nga ana e Komisionit të garave pranë FFM-së, ndeshjet e xhiros së katërt, në vend që të zhvillohen me datë 14 shtator, do të zhvillohen me datë 25 shtator. (infOSport.mk)

Leave a Reply