Vedran Qoshevski: U ktheva në Strugë, te kjo familje kampionësh

Vedran Qoshevski është rikthyer në mesin e kampionëve të Struga Trim Lum, për të rritur konkurrencën në skuadër dhe për të sjellë edhe më shumë siguri në portë.

Qoshevski ishte pjesë e skuadrës strugane që nga  vera e vitit 2022, duke qenë pjesë më e lavdishme e historisë së Struga Trim Lum. Me Qoshevskin në portë Struga Trim Lum arriti të shpallemi dy herë kampion, ndërsa ishin edhe shumë pranë për të prekur grupet e Ligës së Konferencës.

Pikërisht këto suksese, por edhe dashuria ndaj Strugës, bënë që Qoshevski të vendos sërish për ngjjyrat “bardhekuq”.

“Realisht kur më morrën sërish në telefonatë drejtuesit e klubit, isha shumë i lumtur, pasi këtë klub e ndjej si pjesë të familjes, e mbi të gjitha kam një respekt të madh ndaj njerëzve që udhëheqin këtë klub. Ftesa e tyre për të bashkëpunuar sërish për mua ishte me shumë vlerë, ndaj dhe nuk e kam menduar dy herë”,

“Në këtë klub kam kaluar momentet më të bukura të karrierës sime, pa dyshim. Pikërisht kjo dashuri e vërtetë ndaj Struga Trim Lum bëri që unë të pranojë pa u menduar shumë ftesën e tyre, si një shenjë respekti edhe ndaj drejtuesve për atë besim që kanë ndaj meje. Besoj se së bashku do të shkruajmë ende histori dhe se do sjellim edhe trofe të tjerë në Strugë”.

“Sa i përket ekipit, ai ka pësuar ndryshime, mirëpo do të kisha thënë ndryshime shumë pozitive, ashtu që sërish e shohim veten ndër konkkurrentët kryesor për titull. Besoj se me punë dhe angazhim maksimal nga të gjithë ne do ti gëzojmë tifozët tanë, për të cilët kam shumë respekt, pasi edhe ata në një farë mënyre jam pjesë e familjes, kjo për shkak sjelljes së tyre ndaj meje këtu në qytetin e bukur të Strugës” – u shpreh Vedran Qoshevski, i cili gjatë intervistës fliste me shumë ëndje, duke na e dëshmuar se vërtetë gjatë këtyre muajve të kaluar i kishte munguar Struga.

Leave a Reply