Java 4 | Struga Trim Lum dhe Shkëndija fitojnë, FC Shkupi ndalet në Kratovë

Java e katërt rezultoi të jetë pozitive për dy nga skuadrat pretendente për titull, Struga Trim Lum dhe Shkëndija, shkruan “infOSport.mk”. Që të dyja këto skuadrat si vendase shënuan fitore në ndeshjet e xhiros së katërt, derisa FC Shkupi u ndal në transfertën në Kratovë.

Në ndeshjen që peshonte 7 tituj kampion, Sileksi në fund regjistroi fitore 2:1, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që skuadra nga Çairi në shtëpi të kthehej së paku me një pikë, në rast se Xhemal Ibishi në pjesën e parë realizonte nga pika e bardhë.

Kampionët në fuqi të Struga Trim Lum, falë golave të shënuar në pjesën e dytë të Jevtoskit dhe Kehinde mundën AP Brera me rezultatin 2:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Shkëndija në Tetovë mundi Pelisterin.

Të saktë për “kuqezinjtë” Cake dhe Krstevski, që shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Mkë fitore shumë të ëmbël morri edhe Voska Sport, që në arenën “Todor Proeski” mundi Vardarin me rezultatin 3:1, ndërkohë rrjetat pushuan në Kavadar, në ndeshjen Tikveshi-Gostivari dhe në stadiumin e qytetit të Gostivarit, aty ku mejdanin ndanë Besa e Dobërdollit dhe Rabotniçki.

Për shkak paraqitjes së përfaqësueses futbollistike të vendit në ndeshjet e ciklit të ri të Ligës së Kombeve, pason një pauzë dy javore, teksa ndeshjet e javës së 5-të në program do të jenë me datë 15 shtator. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 4

Struga Trim Lum 2:0 AP Brera
Shkëndija 2:0 Pelisteri
Sileksi 2:1 FC Shkupi
Besa 0:0 Rabotniçki
Tikveshi 0:0 Gostivari
Vardari 1:3 Voska Sport

Leave a Reply