Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht pjesë e FC Suharekës

Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Suharekës. Futbollisti i deridjeshëm i Shkëndijës së Tetovës me klubin e Superligës së Kosovës ka firmos kontratë 3-vjeçare.

Kështu Krasniqi është vendosur nën urdhërat e Shpëtim Duros, që ka timonin e skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit kosovar.

Një gjë të tillë infosport.mk kishte paralajmëruar që më herët, ndërsa tashmë vjen edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të FC Suharekës, që prezantimin e Krasniqit e bënë në Zvicër.

Krasniqi te Shkëndija kaloi saktë një vit, kur erdhi nga Prishtina, ndërsa me fanellën “kuqezi” regjistroi 37 ndeshje, 6 gola të shënuar dhe 14 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply