Albion Rrahmani shënon në debutim edhe në kampionatin çek (VIDEO)

Albion Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Sparta Pragës. Pas golit debutues të shënuar në Ligën e Kampionëve, ku ndihmoi skuadrën e tij për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Kampionëve, sulmuesi “dardan” shënoi edhe në debutimin e tij në elitën e futbollit çek.

Ai shënoi golin e dytë për Sparta Pragën në duelin kundër Hradec Kralove në transfertë, në të cilën ndeshje skuadra e Rrahmanit shënoi fitore 2:0.

Në golin e Rahmanit asistoi futbollisti tjetër shqiptarë nga Kosova, Ermal Krasniqi, ndërsa vlen të ceket se Rrahamni kishte asistuar edhe në golin e parë të këtij takimi të shënuar nga ana e bashkëlojtarit të tij, Haraslin që në minutën e 8-të.

Ishte kjo fitorja e 6-të nga gjithsej 7 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit çek, me ç’rast Sparta Praga vazhdon të ruaj pozitën e parë në renditje me 19 pikë, 6 më shumë se Viktoria Plzen. (infOSport.mk)

Leave a Reply