E konfirmon drejtori i Sassuolos, Bajrami transferohet në Skoci!

Nedim Bajrami do e vazhdojë karrierën e tij te gjigandët skocez të Gllazgou Renxhers. Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali, që e ka konfirmuar për “Sky Sport Italia” që po punohet për të konkretizuar këtë marrëveshje.

“Është duke u finalizuar, por akoma nuk ka përfunduar. Po punojmë. Besoj do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, u shpreh drejtori i Sassuolos Carnevali.

Kjo marrëveshje pritet t’i kushtojë Renxhersit rreth 4 milionë euro. Vetë tetovari, Bajrami kishte shprehur po ashtu dëshirën për t’u larguar, teksa kishte dhe 2 vite të mbetura kontratë me skuadrën italiane, që edicionin e kaluar humbi statusin e skuadrës elitare dhe këtë vit do të duhet të garojë në “Serie B”.

Leave a Reply