Milevski: Qasje maksimale për dy ndeshjet kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë

Seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike Bllagoja Milevski ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet e ciklit të ri të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe (7 shtator) dhe Armenisë (10 shtator).

Për herë të parë ftesë nga ana e seleksionuesit Milevski ka marrë Kristijan Trapanovski nga rradhët e skuadrës skoceze të Dandi Junajted. Për shkak dëmtimit pjesë e listës nuk është portieri, Dejan Iliev.

“Në këtë listë janë ftuar futbollistët thuajse të njëjtë, nuk ka më shumë ndryshime nga ata që i përfunduan eliminatoret për KE. Futbollistët tek të cilët llogarisim, dëshmuan se kanë potencial dhe mu për atë arsye janë ende këtu. Më vjen keq që Darko Velkovski është pa klub dhe nuk do të jetë në kombinim për tu paraqitur në të dyja ndeshjet. Deni Iliev gjithashtu nuk do të jetë në formacion për shkak dëmtimit. Debutues është Kristijan Trapanovski, i cili me paraqitjet e tij për Dandi Junajted meritoi të jetë pjesë e ekipit. Kam përcjellë paraqitjet e tij edhe para se të transferohej në Skoci, kemi biseduar dhe ishte i vetëdijshëm për disa mungesa në lojë.  Duke e njohur karakterin që ka, është në rrugë të mirë që të bëhet edhe pjesë e reprezentacionit. Pas përfundimit të eliminatoreve për KE, disa prej tyre duheshe të bashkohen me përfaqësuesen tonë”.

“Ishujt Faroe janë një kundërshtarë i vështirë, agresiv dhe i disciplinuar. Luhet në terren me barë sintetik dhe do të duhet që të përshtatemi edhe në këtë segment. Duhet patjetër të jemi në maksimumin e mundësive, të gjithë të vënë në funksion të ekipit, mirëpo me respekt ndaj çdo kundërshtari në grup. Ishujt Faroe nuk janë skuadër naive, kushtet do të jenë të vështira dhe do të duhet të angazhohemi maksimalisht.”

“Kjo Ligë e Kombeve, jep mundësi për kualifikim në Kampionatin Botëror, mirëpo rruga deri atje vërtetë është e vështirë. Na presin kundërshtarë që janë të papërshtatshëm, fizikisht të përgatitur shumë mirë, luajnë me shumë disciplinë dhe me shumë dinamikë. Jam i qetë pasi para ciklit të ndeshjeve të shtatorit, thuajse të gjithë maksimalisht i kaluan përgatitjet, për dallim nga ai i qershorit, i cili çdoherë ka qenë problematik për ne”.

“Nuk më shqetësojnë rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit miqësore. Kemi zgjedhur me vetëdije rivalët për ndeshjet kontrolluese. Si seleksionues nuk e ndjek rejtingun përmes San Marinos dhe Andorrës, e rëndësishme është që lojtarët e mi të përparojnë përmes ndeshjeve kualitative me kundërshtarë të fortë. Edhe pse i humbëm të dyja ndeshjet kundër Çekisë dhe Kroacisë, kishte edhe punë pozitive, por edhe negative. Nuk jam i kënaqur nga ndeshjet e qershorit, për dallim nga ato ndeshje të muajit mars, për të cilat nuk kam asnjë ankesë, përveç realizimit.” – është shprehur seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të vendit, Bllagoja Milevski në Konferencën e sotme për shtyp të organizuar për gazetarë në prag të ndeshjeve të shtatorit.

Ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe luhet me datë 7 shtator nga ora 15:00, ndërsa ndeshja e dytë është caktuar për datë 10 shtator nga ora 20:45 kundër Armenisë, në Shkup.

Leave a Reply