Liga e Kampionëve, ja se si ndryshon sezoni i ri 2024/25

Liga e Kampionëve këtë sezon vjen me një format të ri, ku faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra. Emrat e të gjitha skuadrave të kualifikuara u zbuluan mbrëmë, kur edhe u zhvilluan 4 ndeshjet e fundit të fazës “play-off’’, teksa ditën e enjte në orën 18:00 do të hidhet edhe shorti për grupet.

36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.  Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte.

Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ve të finales, ndërkohë skuadrat e renditura nga vendi i 9-të në deri në të 16-tin përballen në “play-off” me ato nga vendi 17-24.

8 skuadrat fituese nga ndeshjet e “play-off” do të ju bashkohen 8 skuadrave tjera fituese të grupeve më parë, ndërkohë 8 skuadrat tjera humbëse nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të ditës së enjte, e ku me shumë ëndje e presim edhe neve shqiptarët, duke pasur parasysh se këtë vit do të prezantohemi me plotë 13 futbollistë nga gjitha viset shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply