E kryer, Emir Sahiti transferohet në Gjermani te Hamburgu

Emir Sahiti do të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa i njëjti nga rradhët e Hajdukut pritet të transferohet në Gjermani, te një ndër skuadrat më të njohura atje, HSV Hamburg, por që aktualisht garon në Bundesliga II.

Drejtuesit e skuadrës gjermane e kërkonin Sahitin edhe para dy viteve, mirëpo shuma prej 3 milion eurove që kërkonte Hajduku, ishte e papranueshme për drejtuesit e Hamburgut, që tashmë pritet ta marrin për gjysmën e atij çmimi.

Informacionet e “infOSport.mk” flasin se për shërbimet e Sahitit, Hamburgu do të paguajë 1.1 milion euro, ndërsa në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse shtesë në vlerë prej 400 mijë eurove.

Si do të rrjedhë situate dhe cili do të jetë çmimi përfundimtarë, një gjë të tillë pritet ta mësojmë dy ditët në vijim, kjo pasi me 31 gusht mbyllet merkatoja verore.

Sahiti, që hapat e parë në futbollin profesionist i kishte bërë në futbollin e Maqedonisë me fanellën e Rabotniçkit, me gjigandët kroat të Hajdukut numëron 121 ndeshje, 18 gola dhe 16 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply