Merr fund telenovela, Chiesa! Italiani i bashkohet Liverpullit

Ka marrë fund telenovela e quajtur Chiesa, me italianin, që ka zgjedhur Liverpullin.

Sulmuesi italian ka pranuar ti bashkohet skuadrës angleze, edhe pse për të interesim kishte shfaqur edhe Barcelona.

Federico Chiesa me skuadrën e njohur angleze do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. Ai që sot do të udhëtojë drejt Liverpullit, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Juventusi nga shitja e tij do të përfitojë 13 milionë euro.

Leave a Reply