E dhimbshme, 5 ditë pasi kishte pësuar sulm kardiak në fushë, ndërron jetë futbollisti 27-vjeçar i Nacional (VIDEO)

Futbollisti uruguian i Nacional, Juan Izquierdo, 5 ditë pasi kishte rënë pa ndjenja në fushë në ndeshjen e “Copa Libertadores” kundër skuadrës braziliane të Sao Paulo, ka ndërruar jetë të martën në mbrëmje, duke lënë pas vete bashkëshorten dhe vajzën e tij dy vjeçare.

Mbrojtësi 27-vjeçar vdiq të martën në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos, nga ku konstatuan se Izquierdo kishte pësuar “arrest kardiorespirator të lidhur me aritminë e tij kardiake”.

Mjekët thanë të hënën se Izquierdo ishte nën kujdesin kritik neurologjik dhe në një ventilator, pas një deklarate të mëparshme se ai kishte treguar “një progresion të dëmtimit të trurit të tij dhe një rritje të presionit intrakranial”.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Nacional, duke thënë se ata ishin “në pikëllim për humbjen e tij të pazëvendësueshme”.

“Është dhimbje dhe tronditje e thellë në zemrat tona që Club Nacional de Football njofton vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply