Stadiumi “Santiago Bernabeu” është kthyer në një fortesë për Realin e Madridit.
“Mbretërit” janë kthyer të luajnë në tempullin e tyre, teksa në javën e dytë në kuadër të La Liga-s, ata kanë mundur Vajadolidin me shifrat 3:0.
Takimi kundër Vajadolidit ishte i 33-ti mes Ligës spanjolle dhe Ligës së Kampionëve pa e njohur humbjen në ndeshjet në shtëpi.
Hera e fundit që “madrilenët” janë mundur para publikut të tyre daton që nga data 8 prill 2023, kur ata mundeshin nga Vijarreali 2:3.
20 gushti i kaluar shënoi 500 ditë pa humbje për Realin në “Bernabeu”. Shtuar këtu dhe ndeshjen kundër Vajadolidit, shifra arrin në 505 ditë pa humbje të “mbretërve” në “Santiago Bernabeu”.
Shifrat janë mbresëlënëse në këto 33 takime, me Realin që ka regjistruar 26 fitore dhe 7 barazime.