KF Arsimi transferoi ish sulmuesin e Vardarit

KF Arsimi bëri një super nisje të sezonit të ri në Ligën e Dytë, ndërsa kjo gjë ka shtuar apetitet e drejtuesve të skuadrës nga Çegrani, shkruan “infOSport.mk”.

Ata së fundmi kanë angazhuar ish sulmuesin e Vardarit, Lutfi Bilalli, që pas vetes ka një karrierë të bujshme futbollistike. I njëjti ka zhvilluar rreth 70 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu ka bërë ndeshje edhe në Ligën e Dytë, aty ku kishte luajtur me Vëllazërimin e Kërçovës, Gostivarin dhe Besën e Dobërdollit, ndërsa në Ligën e Parë, i njëjti ka luajtur edhe me Sileksin, Pelisterin, Vardarin, Metalurgun, Renovën dhe Gostivarin, që njëherit ishte edhe klubi i tij i parë në karrierën profesioniste.

Ndryshe, Lutfi Bilalli, që pas vetes ka edhe një karrierë bukur të mirë jashtë Maqedonisë, te KF Arsimi pritet të sjellë një konkurrencë shumë më të fortë në repartin e sulmit, aty ku për momentin fjalën kryesore e ka dyshja, Albin Ramadani-Shpend Asani.

Me angazhimin e Bilallit, KF Arsimi ruan organikën e saj të qindtpërqindtë të futbollistëve shqiptarë, duke qenë klubi i vetëm shqiptarë nga Maqedonia me një përbërje të tillë. (infOSport.mk)

Leave a Reply