Ja sa para i pagoi Ballkani skuadrës së Makedonija GJ.P për shërbimet e Alijit

Altin Aliji vetëm një ditë pasi kishte mbushur të 18-tat kishte bërë transferimin e tij të parë jashtë Maqedonisë. Edhe përkundër ofertave të shumta, si nga Ballkani, ashtu edhe Europa, Aliji zgjodhi ti bashkohet skuadrës kampione të Kosovës, FC Ballkanit.

Ai me skuadrën nga Suhareka ka firmosur kontratë 4-vjeçare, ndërsa te e njëjta transferohet nga rradhët e Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër edicionin e kaluar në elitën e futbollit vendor zhvilloi 30 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 2 asistime.

Një goditje e zgjuar kjo e drejtuesve të Ballkanit, që skuadrës së Makedonija Gj.P i kishin paguar vetëm vitet e formimit të këtij super talenti, edhe atë në vlerë prej 60 mijë eurove.

Duke pasur parasysh politikën e Ballkanit viteve të fundit, që po shet shumë futbollistë drejt Europës, atëherë mund të shpresojmë se edhe Aliji, falë talentit që posedon do të ketë fatin e njëjtë dhe se përmes Ballkanit do të transferohet në ndonjë skuadër të njohur europiane.

Kujtojmë, Altin Aliji ishte pjesë edhe e përfaqësueseve U17 dhe U18 të Maqedonisë, mirëpo tashmë i njëjti ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë U19. (infOSport.mk)

Leave a Reply