Qatip Osmani: Na mungon efikasiteti dhe menaxhimi i mirë i lojës  

Struga Trim Lum të dielën u mund në Shkup nga Rabotniçki, ndërsa edhe përkundër inciativës që kishin dhe goditjeve më shumë se kundërshtari, sërish kampionwve nw fuqi tw vendit u mungoi efikasiteti para portës kundërshtare.

Këtë gjë e potencoi edhe vetë trajneri Qatip Osmani në opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Fillimi ishte i gabueshëm, pasi i lejuam kundërshtarit inciativën, e që realisht rezultoi me dy gola në rrjetën tonë. Pjesa e dytë ishte pak më e mirë, mirëpo ishim shumë pak të rrezikshëm në finalizimin e aksioneve para portës së kundërshtarit.”

“Qëllimi i zëvendësimeve ishte pikërisht kjo, që të jemi më ofenziv dhe më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Në pjesën e parë luajtëm me dy sulmues, derisa në pjesën e dytë e inkuadruam edhe sulmuesin e tretë, në mbrojtje luanim me tre futbollistë gjithashtu, e më pas edhe me dy, krejt kjo që të jemi më të rrezikshëm para golit kundërshtarë, mirëpo që në fund nuk I’a arritëm qëllimit.”

“Na mungoi agresiviteti edhe në këtë ndeshje, ndërsa në momente të caktuara edhe mençuria, apo menaxhimi i mirë i lojës. Pra kur duhet ta qetësojmë lojën, kur duhet ta shpejtojmë lojën, apo nëpërmjet pasimeve apo kombinimeve, për të ardhur tek goli, d.m.th këto gjëra duhet ti përmirësojmë”

“Sigurisht që neve na mungon efikasiteti, njëjtë sikurse edhe në dy ndeshjet e para. Më brengos fakti që neve krijojmë shumë pak raste, nuk jemi të rrezikshëm para portës kundërshtare, nuk kemi lëvizjet e duhura në 20 metërshin e fundit të kundërshtarit. Këtë gjë patjetër që duhet ta ndryshojmë, sigurisht që duhet të punojmë në finalizimin e aksioneve”.

Skuadra e Qatip Osmanit do të tentojë të rikthehet nga zhgënjimi fudnjavën e ardhshme, kur në terren vendas të shtunën do të mirëpresin AP Brera.

Leave a Reply