Pas Xhakës, edhe Rexhbeqaj shënon një eurogol në startin e Bundesligës (VIDEO)

Mbrëmë Granit Xhaka ishte ai që bombardoi dhe paralajmëroi një sezon të suksesshëm në aspektin individual, por edhe ekipor, derisa një gjë të tillë sot bëri edhe Elvis Rexhbeqaj, që shënoi një super gol për Ausgburgun, skuadër kjo që në fund barazoi 2:2 përballë Verder Bremenit, njofton “infOSport.mk”.

Elvis Rexhbeqaj, i cili kohë më parë pranoi të luaj me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, shënoi golin e parë për Ausgburgun në minutën e 16-të, duke barazuar në ato momente rezultatin në 1:1.

Deri në fund të takimit edhe Augsburgu, edhe Verder Bremeni shënuan edhe nga një gol tjetër, duke ndarë kështu pikët në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesligë, aty ku Bajer Leverkuseni i Granit Xhakës, futet si kampion. Kujtojmë, “aspirinat” mbrëmë në ndeshjen hapëse mundën Borusia Menhengladbahun në transfertë me shifrat 2:3. (infOSport.mk)

Leave a Reply