Futsal Club Forca ndeshjet e “Main Round” do ti zhvillojë në Beograd

Futsal Club Forca nga Kumanova sonte shkroi historinë më të re në historikun e saj, teksa kjo skuadër në debutimin që bëri në garat europiane, arriti të kalojë fazën paraeliminatore dhe të sigurojë një vend për në ndeshjet e “Main Round”, njofton “infOSport.mk”.

Futsal Club Forca si pjesë e grupit “A” paraeliminatorë, i’a doli të sigurojë pozitën e parë me 9 pikë maksimale kundrejt ekipeve kundërshtare si Blu Mexhik, kampion i Iralndës, Ranger’s, kampion i AnDorës dhe Titograd, kampion i Malit të Zi.

Skuadra jumanovare regjistroi fitore në të trija ndeshjet që u zhvilluan në palestrën e vogël të “Jane Sandanskit” në Shkup, përfshirë edhe fitoren 8:2 ndaj rivalit të madh, Titogradit.

Është ky pa dyshim një sukses i jashtëzakonshëm i ekipit modest nga Kumanova, që udhëhiqet nga strategu kumanovar, Gazmend Hiseini, i cili në profilin e tij zyrtarë në facebook, kishte shkruar: “Historia u shkrua, Futsal Forca  në  |Main Round”. Edhe në këtë fazë do të vazhdojmë edhe më fuqishëm. Synimet e tona janë më të larta. Ju falëmderit gjithve për mbështetjen💪”.

Në “Main Round”, Futsal Club Forca është shortuar në grupin 6, së bashku edhe me kampionët e Letonisë, Riga Futsal Club, ata të Serbisë FON Banjica, si dhe fituesin nga Grupi “D” paraeliminatorë, aty ku në garë janë tre skuadra, mirëpo që më shumë gjasa ka skuadra kampione e Holandës, Tigers Roermond, që pas dy xhirove të para numëron 6 pikë të plota.

Këto ndeshje në program janë nga data 22-27 tetor, dhe të njëjtat do të zhvillohen në qytetin e Beogradit, kjo pasi skuadra kampione e Serbisë, FON Banjica, ka fituar të drejtën për të qenë nikoqir i grupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply