Kolonia e shqiptarëve mund të rritet edhe në Premierligën angleze, aty ku me shumë gjasa mund të luajnë edhe Ernest Muçi dhe Brajan Gruda. Për Ernest Muçin, Aston Villa thuhet se ka ofruar 19 milion euro, ndërkohë informacionet e fundit flasin se skuadra e Brajton ka arritur marrëveshjen me Mainz për transferimin e 20-vjeçarit, Gruda.
View this post on Instagram
Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë afatgjatë, teksa ky transferim u kushton arkave të anglezëve plot 25 milionë euro.
Drejtuesit e Brajton plotësojnë në këtë mënyrë dëshirën e trajnerit të tyre, Fabian Hürzeler. Ky i fundit i pëlqen karakteristikat e futbollistit me origjinë shqiptare, ndaj dhe këmbënguli për transferimin e tij.
Edhe pse vetëm 20-vjeç, Gruda në Bundesligën gjermane numëron tashmë 30 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.