Qatip Osmani gati për sezonin debutues me Struga Trim Lum në LPFMV 

Qatip Osmani është gati për të debutuar në Ligën e Parë si kryetrajner i Struga Trim Lum. Ai nuk është vetëm në fushën stërvitore, ku e sheh aty me plotë energji. Tetovari po zhytet në klubin e tij të ri dhe po thith mentalitetin e kampionit kudo që shkon.

Një trajner i ri gjithmonë nënkupton linja të reja në fushën e stërvitjes.

Fare në fund të muajit maj, Qatip Osmani morri drejtimin e skuadrës strugane, ndërsa ndeshja e parë ku doli në fushë personalisht për herë të parë si trajner i Struga Trim Lum, ishte ndeshja kundër Tikveshit, ndaj së cilës skuadër të dielën Struga Trim Lum edhe zyrtarisht do të nis sezonin e ri garues.

Pasuan edhe disa ndeshje tjera miqësore, para se të vinin ato zyrtare europiane, e ku realisht mund të mburremi me lojën e treguar të kampionëve të vendit tonë, por jo edhe me rezultate të mira.

Fillimisht u eliminuan në turin e parë të Ligës së Kampionëve, që më pas të njëjtën gjë ta përjetojnë edhe në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Mirëpo tashmë ndeshjet europiane, i takojnë së kaluarës, ndërsa i gjithë fokusi tashmë është te ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku sërish do të futemi si pretendent kryesor për titullin kampion.

Mirëpo për të arsyetuar një gjë të tillë, patjetër që fusha do të jetë matësi më i mirë. Shorti deshi që dy ndeshjet e para të sezonit të ri, Struga Trim Lum e Osmanit ti zhvillojë në shtëpi, fillimisht kundër Tikveshit (11 gusht) këtë fundjavë dhe më pas kundër Besës së Dobërdollit javën që vjen.

Nga tabori i Struga Trim Lum shpresojnë në një fillim të mbarë me në krye strategun, Qatip Osmani.

Leave a Reply