Ashtu edhe siç paralajmëruam, Valon Ahmedi vishet sërish “kuqezi”

Shkëndija ka firmosur kontratë dy vjeçare me mesfushorin Valon Ahmedi, i cili rikthehet te skuadra tetovare pas një përvoje të pasur ndërkombëtare.

29-vjeçari, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar edhe kombëtaren shqiptare, është një përforcim i rëndësishëm për ekipin “kuqezi” nga Tetova në prag të sezonit të ri, 2024/25.

Ahmedi ka një karrierë të pasur duke luajtur në klube të ndryshme evropiane, përfshirë Südtirol, Celje, Maribor, Ironi Kiryat Shmona, Inter Zapreshiç, dhe së fundmi, Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi.


Ekskluzive, Valon Ahmedi brenda javës vishet sërish “kuqezi”


Gjatë qëndrimit të tij te skuadra e Soligorsk, ai regjistroi 82 paraqitje dhe shënoi 10 gola, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit që fitoi dy herë titullin kampion dhe 2 Super Kupa të Bjellorusisë.

Mesfushori kishte një periudhë të shkurtër edhe me KF Shkëndija në vitin 2020, ku u dallua me 4 gola në 17 ndeshje. Tani, me më shumë përvojë dhe pjekuri, ai është gati të kontribuojë në sukseset e mëtejshme të klubit tetovar, që sezonin e ri do ta nis me ndeshjen në transfertë kundër Besës së Dobërdollit.

Leave a Reply