Liverpulli turpëron Junajtedin para 77 mijë spektatorëve (VIDEO)

Liverpulli dhe Mançester Junajtedi janë takuar në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe po kryejnë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri.

Në ndeshjen e zhvilluar para 77 mijë tifozëve në “Ëilliams-Brice Stadium”, Liverpulli doli të jetë i shkëlqyer, duke triumfuar në fund me rezultatin e thellë 3:0.

Vetëm pas 10 minutave lojë skuadra e Arne Slot kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga Fabio Carvalho, pas asistimit nga Diogo Jota.

Në minutën e 36-të, Mohamed Salah asistoi bukur te Curtis Jones i cili nga afërsia realizoi për 2:0, rezultat ky me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe përkundër këtij avantazhi solid, skuadra e Arne Slot vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur për rezultatin përfundimtar 3:0 u përkujdes mbrojtësi grek Tsimikas, me golin e realizuar në minutën e 61-të.

Kjo ishte fitorja e tretë nga po aq ndeshje e Liverpullit në tokën amerikane, pasi më parë kishin mposhtur edhe Betisin me rezultat 1:0 dhe Arsenalin me rezultatin, 2:1.

Leave a Reply