Super lajm për tifozët e Struga Trim Lum, ndeshjen ndaj Pyunik mund ta shohin nga shtëpitë e tyre përmes TVM-së

Struga Trim Lum përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Radio Televizionin e Maqedonisë për transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes kthyese të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, që kjo skuadër do ta zhvillojë kundër Pyunik në Jerevan të Armenisë.

Ndeshja në fjalë në program është nesër (e martë) me fillim në ora 18:00, ashtu që gjithë tifozët e skuadrës kampione të vendit tonë do të mund ta ndjekin të njëjtën në TVM2 me komentim në gjuhën shqipe dhe në TVM3, me komentim në gjuhën maqedonase.

Kjo marrëveshje u arrit falë insistimit dhe përkushtimit të drejtuesve të Struga Trim Lum për t’u siguruar që tifozët strugan të kenë mundësinë të ndjekin ekipin e tyre të zemrës edhe jashtë vendit në këtë rrugëtim europian.

Kujtojmë, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Ohër, Struga Trim Lum mundi ekipin kampion të Armenisë, Pyunik me shifrat 2:1, ashtu që gjasat janë të mëdha për të siguruar një vend për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, ku do të presin fituesin nga përballja midis Differdange nga Luksemburgu dhe Ordabasy nga Kazakistani.

Leave a Reply