Prag ndeshja me Pyunik, Osmani: Nuanca mund të vendosin fituesin nesër

Epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë në Ohër, skuadrës tonë nuk i garanton asgjë, ashtu që nesër ekipi ynë do të duhet të bëjë më të mirën në fushën e blertë, që në fund të sigurojë edhe kualifikimin në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, tha trajneri Osmani në Konferencën për shtyp para gazetarëve armen.

Pyunik tregoi së bëhet fjalë për një skuadër mjaft të mirë dhe se nuk dorëzohet aq lehtë, ashtu që takimin e nesërm, sipas trajnerit Osmani mund ta vendosin detaje të vogla.

“Janë dy ekipe që luftojnë për kalimin në raundin tjetër që na pret, por megjithatë ndjenjat duhet të jenë sa më të qeta dhe të qetë të futemi në lojë. Edhe pse kemi një epërsi të vogël, i njëjti nuk është rezultat që na garanton kualfikimin në raundin tjetër, ashtu që sigurisht gjatë këtyre ditëve edhe kemi punuar dhe biseduar në atë drejtim, që neve të bëjmë çmos për kualifikim në raundin e ardhshëm.” – u shpreh fillimisht trajneri Qatip Osmani.

“Sigurisht që e kemi analizuar dhe më la përshtypje për një skuadër taktikisht shumë të disciplinuar, me individ që dinë ti zgjedhin situatat në momentet e duhura, ashtu që sigurisht se edhe nesër presim një ndeshje të vështirë, një ndeshje ku ndoshta mund të vendosin nuancat apo detajet.” – vijoi trajneri ynë Osmani, i cili në pyetjen rreth formacionit të mundshëm që do të zbres në fushë, para gazetarëve armen u tregua mjaft diplomatik.

“Ta them të drejtën, kemi një dilemë, për shkak të një lëndimi që ka pasur një futbollistë, por edhe unë si zakonisht, ekipin që fiton, rrallë e ndërrojë, por nesër mund të jem i detyruar ta ndryshojë. Është ende diskutabile, pasi ai nesër edhe mund të dale në fushë, ashtu që sonte do të duhet të vendos, ndaj edhe nuk dua të përmendi emër.” – përfundoi Qatip Osmani.

Leave a Reply