Akil Gjakova siguron gjysmëfinalen, vetëm një fitore larg medaljes olimpike

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo. Kujtojmë, këtë të fundit, Akili e kishte mposhtur edhe në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.

Kujtojmë, në  rrethin e dytë xhudisti nga Kosova kishte mundur austriakun Samuel Gassner.

Akil tashmë është tani vetëm një fitore larg medaljes olimpike.

Leave a Reply