Super lajm nga Parisi, Distria Krasniqi arrin në finale, siguron të paktën të argjendtën

Kampionia olimpike e Kosovës, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi në gjysmëfinale ka mposhtur me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, duke siguruar kështu një vend për në finalen e madhe.

Performanca e Krasniqit ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në luftën e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas 37 sekondash.

Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo.

Leave a Reply