Boksierja nigeriane Ogunsemilore, suspendohet nga Lojërat Olimpike, “Paris 2024”

Boksierja nigeriane Cynthia Temitayo Ogunsemilore, është suspenduar nga Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, për shkelje të një rregulli anti-doping, ka njoftuar të shtunën Agjencia Ndërkombëtare e Testimit.

22-vjeçarja ka të drejtë ta kundërshtojë suspendimin e saj të përkohshëm në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ky pezullim vjen si një goditje e rëndë për nigerianen e cila pritej të debutonte në Lojërat Olimpike të hënën.

Kësisoj, Ogunsemilore bëhet sportisti i tretë që suspendohet që nga fillimi i Lojërave Olimpike, pas  xhudistit irakian Sajjad Sehen dhe volejbollistes domenikane, Lisvel Eve Mejia.

Leave a Reply