FFM, Seimnar veror për ndihmës arbitra dhe kontrollor

Në prag të sezonit të ri garues 2024 /2025, si çdo vit, Federata e Futbollit të Maqedonisë, në Knezhino në Kërçovë, në periudhën nga data 19 deri me 21 korrik e organizoi pjesën e parë të seminarit të rregullt veror për gjyqtarë dhe kontrollorë për ndeshjet e futbollit të Maqedonisë. Pjesa e parë e seminarit iu ishte dedikuar arbitrëve ndihmës dhe kontrollorëve nga lista e vetme në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë.

Dita e parë e seminarit filloi me ligjeratë profesionale-edukative nga programi i PFI të mbajtur nga Dimitar Meçkarovski, Marjan Ristevski dhe Emil Bozhinovski. Ishin ftuar gjithsej 42 kontrolle, ndërsa në seminar morrën pjesë vetëm 37.

Dita e dytë dhe e tretë e seminarit ishte e rezervuar për arbitrët ndihmës që iu nënshtruan testeve lidhur me rregullat e ligës së futbollit, ndërsa në fund u bë edhe testimi i normave fizike.

Në këtë seminar u prezantua edhe ndryshimi i ri në termat dhe kriteret e gjykimit, i cili u aplikua edhe për Kampionatin Evropian të sapo përfunduar në Gjermani.

Rregulli i ri në lidhje me arbitrimin e lojës së futbollit thotë:

“Vetëm kapitenët e ekipit do të lejohen të komunikojnë me arbitrët”

– Arbitrët tani kanë një linjë të hapur dialogu me ekipet për të shpjeguar vendimet kryesore dhe vendimet që rezultojnë nga teknologjia VAR (në ndeshjet ku teknologjia VAR është aktive). Shpjegimi i vendimeve të marra u jepet ekskluzivisht kapitenëve të skuadrave, të cilët janë të vetmit lojtarë në fushë që kanë të drejtë të flasin me arbitrin dhe të kërkojnë shpjegimin e një situate të caktuar në mënyrë respektive.

Kapitenët e klubeve kanë dhe marrin përgjegjësi, duke u kërkuar shokëve të tyre të respektojnë arbitrët, të mbajnë distancën e duhur ndaj tyre dhe të mos i rrethojnë arbitrët pasi të jetë marrë një vendim gjatë ndeshjes.

Në një situatë kur kapiten i skuadrës është portieri, dhe është larg nga ngjarja, si në shumicën e rasteve, ekipet janë të detyruara të caktojnë një lojtar që do të jetë i autorizuar të komunikojë me arbitrin, për të marrë një shpjegim për një situate të caktuar.

Lojtarët që nuk i përmbahen këtij rregulli do të jenë subjekt i masave disiplinore”.

Fundjavën e ardhshme në program është pjesa e dytë e seminarit, ku do të marrin pjesë arbitrët kryesorë dhe ndihmës arbitrat e FIFA-s nga lista e vetme e Ligës së Parë dhe të Dytë.

Leave a Reply