Xhemil Jahiji operohet me sukses, së shpejti i bashkohet ekipit të Voska Sport

Xhemil Jahiji është operuar me sukses, teksa i njëjti së shpejti pritet që të rikthehet edhe në stërvvitje me skuadrën e Voska Sport. Ai u operua në Shkup, ndërsa aktualisht ndodhet në Ohër, duke pritur momentin e duhur për t’iu bashkuar skuadrës, njofton “infOSport.mk”.

Jahiji ishte një ndër futbollistët më të mirë të edicionit të kaluar te Voska Sport, me të cilën skuadër arritën të luajnë edhe në finalen e madhe, ku për fat të keq u mundën nga Tikveshi.

Për shkak dëmtimit, Jahiji mungoi në atë finale të muajit maj, ndërsa kjo ndikoi negativisht edhe në rrjedhën e karrierës së tij, pasi dështoi një transferim i mundshëm jashtë vendit.

Burime tona të sigurta bëjnë me dije se për Jahijin interes kishin shfaqur disa skuadra nga Letonia dhe Rumania, mirëpo kur tashmë i njëjti ndodhet në fazën e rikuperimit, opcioni i vetëm ka mbetur Voska Sport, te e cila skuadër pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që i njëjti nga skuadra shqiptare nga Ohri të largohet edhe në merkaton e janarit të vitit 2025. (infOSport.mk)

Leave a Reply