LK| Struga TL-Pjunik, caktohen terminet e ndeshjeve

Aventura europiane e Struga Trim Lum vijon me ndeshjet në Ligën e Konferencës, aty ku kampionët e vendit tonë do nisin garat nga turi i dytë eliminatorë.

Siç dihet për kundërshtarë në këtë fazë Struga Trim Lum do të ketë kampionët e Armenisë, skuadrën e Pyunik, ndaj së cilës skuadër ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas.

E njëjta do ta zhvillohet në Ohër me datë 24 korrik në ora 17:00, ndërsa ajo kthyese në tokën armene në program është me datë 30, me fillim në ora 18:00.

Kujtojmë, të mërkurën Struga Trim Lum mbylli garat në Ligën e Kampionëve, njëjtë sikurse edhe Pjunik, pasi u eliminuan nga kampionët e Sllovakisë, Sllovan Bratisllava, gjegjësisht Dinamo Minsk nga Bjellorusia.

 

Leave a Reply