Kundërshtarë më i lehtë për Struga Trim Lum në Ligën e Konferencës

Struga Trim Lum në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës do të përballet me ekipin kampion të Armenisë, Pyunik Yerevan. Të dyja skuadrat u eleminuan nga Liga e Kampionëve, dhe tashmë rrugëtimin e tyre do e vazhdojnë në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë, Struga Trim Lum u eliminua nga kampioni i Sllovakisë, Sllovan Bratisllava, ndërkohë Pyunik Yerevan nga kampionët e Bjellorusisë, Dinamo Minsk.

Pyunik Yerevan duket kundërshtarë më i lehtë për Struga Trim Lum, se sa 14 herë kampionët sllovak të Sllovan Bratisllava, ashtu që shpresa qëndron që kampionët e vendit tonë me në krye Qatip Osmanin do të kenjë një aventurë më të gjatë europiane.

Struga Trim Lum sot u mund edhe në ndeshjen e dytë përballë Sllovan Bratisllava, këtë herë me rezultatin 2:1. Takimi i parë i zhvilluar në Bratisllavë ishet mbyllur me shifrat 4:2.

Kështu kampionët e vendit i dhanë fund aventurës në Ligën e Kampionëve, kundrejt 3 golave të shënuar, që dolën të jenë të pamjaftueshëm për të vazhduar tutje. (infOSport.mk)

Leave a Reply