FC Shkupi barazoi në kontrolluesen e parë kundër Gençlerbirliğit

FC Shkupi ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri. Skuadra nga Çairi për kundërshtarë kishte ekipin turk të Gençlerbirliği, që luan në Ligën e Parë të Turqisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2, ndërsa që të dy golat për skuadrën shkupjane i realizoi norvegjezi, Gronner.

Që të golat i njëjti i realizoi në pjesën e dytë, kur në dy raste i jepte epërsinë FC Shkupit përballë skuadrës turke, që golin e barazimit e realizoi fare në fund të takimit.

Trajneri Ernest Gjoka u dha mundësinë pothuajse të gjithë futbollistëve të tregojnë kualitetet dhe formën e tyre në këtë ndeshje, duke e konsideruar këtë si një mundësi të mirë për të vlerësuar gjendjen fizike dhe taktike të ekipit.

Ndeshjen e radhës kontrolluese, FC Shkupi do ta zhvillojë më 22 korrik kundër skuadrës së Merë nga Turkmenistani.

Leave a Reply