Qatip Osmani shumë optimist në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Sllovan Bratisllava

Atmosferë e bukur pavarësisht disfatës 4:2 në ndeshjen e parë të Bratisllavë, aty ku vetëm minutat e fundit bënë që Struga Trim Lum nga kjo transfertë të rikthehet duar bosh. Pikërisht golat e Ibraimit, por edhe loja e shfaqur nga e gjithë skuadra bëjnë të besojmë fuqishëm për një rezultat kalues përballë 14 herë kampionëve të Sllovakisë, që gjithashtu sot u njoftuan me terrenin në stadumin e qytetit në Ohër.

Ishte skuadra e Struga Trim Lum, ajo e para që kreu seancën stërvitore, që më pas në Konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, të flet trajneri Qatip Osmani.

“Ne gjatë javës i kemi analizuar gabimet tona që i bëmë në ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava në transfertë. Pikërisht gjatë stërvitjeve të kësaj jave kemi punuar që mos të na përsëriten të njëjtat edhe në ndeshjen e nesërme. Konstatimi ynë si staf, ishte se kishim periudha ku neve ishim dominues, por gjithashtu kishte periudha, ku neve nuk ishim në nivelin e duhur, sidomos në fundin e lojës, kur edhe u thye rezultati” – u shpreh fillimisht trajneri Qatip Osmani, i cli nuk e fsheh optimizmin e skuadrës pavarësisht dy golave disavantazh.

“Kemi biseduar edhe me lojtarët, tek të cilët pash një energji pozitive. Edhe përkundër dy golave minus që kemi, besojmë se ata nuk janë të pakalueshëm. Mendoj se diferenca prej dy golash mund të arrihet. Që të gjithë në klub jemi optimist, ashtu që nesër preim të japim maksimumin dhe të arrijmë atë rezultat pozitiv. Kur them pozitiv, mendoj në atë rezultat që do na mundësonte të kalojmë këtë raund” – përfundoi trajneri Qatip Osmani.

Ekipi fitues në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Sllovenisë, NK Celje, që edhe në ndeshjen e kthimit mundi kampionët e Estonisë, Flora Talin, ndërkohë ai humbës do të luaj me Pjunik nga Armenia, që humbi duelin e turit të parë kundër Dinamo Minsk nga Bjellorusia.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Sllovan Bratisllava do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.

 

Leave a Reply